KE: Zelenski ishte zgjedhur në zgjedhje të drejta dhe demokratike
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski ishte zgjedhur ligjërisht në zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike. Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia nën (presidentin rus Vladimir) Putin nuk është, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke u përgjigjur në pyetje lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp.
- Post By Fitore Curri
- 13:29, 20 shkurt, 2025

Bruksel, 20 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski ishte zgjedhur ligjërisht në zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike. Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia nën (presidentin rus Vladimir) Putin nuk është, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke u përgjigjur në pyetje lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp.
“Nuk mund të supozoj prej ku presidenti amerikan merr informacione që të japë deklarata të tilla”, shtoi zëdhënësi.
Ai theksoi se në kuadër të BE-së po mbahen takime në nivele të ndryshme lidhur me mundësitë për arritjen e paqes së drejtë dhe të përhershme në Ukrainë.
Zëdhënësi theksoi se zgjidhje nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.
“Siguria e Ukrainës ka lidhje me sigurinë e Bashkimit Evropian”, përfundoi ai. fc/
Fotografia: Arkivi