• e premte, 21 shkurt 2025

Ish nënpresidenti Pens kundër Trampit: Zotëri president, nuk e flisni të vërtetën për Ukrainën

Ish nënpresidenti Pens kundër Trampit: Zotëri president, nuk e flisni të vërtetën për Ukrainën

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Majk Pens, nënkryetari i SHBA-së gjatë mandatit të parë të Donald Trampit reagoi në deklaratën se Ukraina e ka filluar luftën me Rusinë.

Trampi dje, duke e komentuar pakënaqësinë e Ukrainës për shkak të negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë, deklaroi se Ukraina e ka filluar konfliktin.

"Sot dëgjova 'Oh, nuk jemi ftuar'. Tre vite ishit këtu, duhej ta përfundoni këtë...Asnjëherë nuk duhej as të filloni. Duhej të arrini marrëveshje", tha Tramp.

Pens reagoi në platformën Iks, duke cekur se e vërteta është kyçe për ndërtimin e paqes.

"Zotëri president, Ukraina nuk e 'filloi' këtë luftë. Rusia e filloi pushtimin e paprovokuar dhe brutal që mori qindra mijë jetë. Rruga deri te paqja të ndërtohet përmes së vërtetës", ka shkruar Pens.

Ai e bazoi këtë deklaratë me titull nga Fox News nga 24 shkurti i vitit 2022: "Rusia e ka filluar pushtimin e Ukrainës në sulmin më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore". bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR