Madbuli: Egjipti mund për tri vite ta rindërojë Rripin e Gazës
- Kryeministri i Egjiptit, Mustafa Madbuli deklaroi se vendi disponon me ekspertizë dhe aftësi që për tre vjet ta rindërtojë Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:46, 20 shkurt, 2025

Kajro, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Egjiptit, Mustafa Madbuli deklaroi se vendi disponon me ekspertizë dhe aftësi që për tre vjet ta rindërtojë Rripin e Gazës.
Ai theksoi se Kajro po punon në një plan gjithëpërfshirës për të rindërtuar enklavën e shkatërruar në bashkëpunim me universitetet dhe kompanitë konsulente egjiptiane.
"Nga pikëpamja teknike dhe inxhinierike, ne kemi kapacitetet e plota për ta kthyer Gazën në gjendje edhe më të mirë se ajo e mëparshme brenda tre viteve", theksoi Madbuli, duke shtuar se Egjipti po merr parasysh edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë dhe të Bankës Botërore.
Ai konfirmoi se formulimi i një vizioni gjithëpërfshirës për të ardhmen e Rripit të Gazës do të jetë prioritet në Samitin e ardhshëm arab në Kajro, që do të mbahet më 4 mars.
Egjipti po mobilizon mbështetjen arabe, islamike dhe ndërkombëtare për një iniciativë për të kundërshtuar propozimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Rripi i Gazës në Jordani dhe Egjipt, për të krijuar një "rivierë të lindjes së mesme".
Sipas analizave të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, për rindërtimin e enklavës nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë. Sipas vlerësimeve fillestare, mbi 292.000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht, si dhe 95 për qind të spitaleve, ndërsa ekonomia lokale është ulur për 83 për qind. Më shumë se 1,8 milionë persona në Rripin e Gazës kanë nevojë urgjente për strehim. rq/
Foto: Qeveria e Egjiptit