• e premte, 21 shkurt 2025

Sholci: Ukraina nuk është fajtore për agresionin rus

Sholci: Ukraina nuk është fajtore për agresionin rus

 Berlin, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci sot e potencoi rëndësinë e mbajtjes së perspektivës së hapur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë fuqimisht ka hedhur poshtë akuzat se vetë Ukraina është fajtore për pushtimin rus.

"Ukraina nuk duhet të mbehet në vendimin e saj për të qenë një komb demokratik dhe i pavarur në rrugën e saj drejt Evropës", ​​tha Sholci, duke hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan Donald Tramp kundër këtij vendi se ai është fajtor për pushtimin rus.

 "Ukraina nuk është fajtore". Ne në Evropë këmbëngulim për këtë", tha Sholci.

 Ai tha se çdo marrëveshje e ardhshme midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të përcaktojë se Ukraina duhet të ketë një armatë të fortë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR