Çeki: Një adoleshent ka vrarë dy gra në një sulm me thikë
- Dy gra janë vrarë në një sulm me thikë në një shitore në qytetin çek Hradec Kralove, kumtuan autoritetet.
- Post By Fami Bajrami
- 13:46, 20 shkurt, 2025

Pragë, 20 shkurt 2025 (MIA) - Dy gra janë vrarë në një sulm me thikë në një shitore në qytetin çek Hradec Kralove, kumtuan autoritetet.
Policia çeke kumtoi se mëngjesin e sotëm arrestoi një të ,dyshuar i cili goditi me thikë dy gra në një shitore në qytetin Hradec Kralove, i cili ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Pragës.
Fillimisht u publikua se dy gratë u plagosën, prej të cilave njëra në gjendje të rëndë, por më pas u konfirmua se të dyja kishin vdekur. Për momentin identiteti i tyre ende nuk u zbulua.
Policia ka arrestuar 16 vjeçarin e dyshuar në rreth një kilometër larg vendit të sulmit, ndërsa aty në afërsi është gjetur edhe thika, e cila sipas të gjitha gjasave, është u përdorur në sulmin.
Kryeministri i Çekisë, Petër Fijala shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave.
"Kjo që sot ka ndodhur në Hradec Kralove, është akt absolutisht i paimagjinueshëm dhe i tmershëm", shkroi ai në platformën Iks.
Policia kumtoi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka kërcënime për rrethinën. Deri tani nuk janë publikuar hollësira shtesë. rq/bsh/
Foto: arkivi/ilustrim