• e premte, 05 korrik 2024

Tërmet i fuqishëm regjistrohet në Tongo

Tërmet i fuqishëm regjistrohet në Tongo

Velington, 27 maj 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes është regjistruar në arkipelagun Tongo në pjesën jugore të Oqeanit të Qetë, njoftoi Enti Gjeologjik Amerikan. 

Tërmeti ishte në thellësi prej rreth 112 kilometra, në më pak se 200 kilometra në veri të kryeqytetit të Tongos, Nukualofa. 

Për momentin nuk ka informacione për dëme të shkaktuara materiale. Qendra paqësore për monitorim të cunamëve nuk dha paralajmërim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR