• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shalenberg: Procesi i integrimit duhet të fokusohet në miratimin e legjislacionit evropian, ndërsa çështjet dypalëshe duhet të trajtohen veçmas

Shalenberg: Procesi i integrimit duhet të fokusohet në miratimin e legjislacionit evropian, ndërsa çështjet dypalëshe duhet të trajtohen veçmas

Athinë, 5 korrik 2024 (MIA) - Procesi i integrimit në BE duhet të përqëndrohet në miratimin e legjislacionit evropian, ndërsa çështjet dypalëshe duhet të trajtohen veçmas, tha ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, në intervistën për gazetën greke "Ta nea", ndërsa paralelisht potencon se konkretisht për Maqedoninë e Veriut, parakushte të qarta janë ndryshimet kushtetuese dhe respektimi i plotë i marrëveshjeve ndërkombëtare, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Duke folur për perspektivën evropiane të rajonit, shefi i diplomacisë austriake thekson se më shumë se 20 vjet më parë në Selanik "u premtuam anëtarësimin në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor" dhe "është koha ta bëjmë këtë", ndërsa shton se së bashku me Greqinë, si pjesë e "Miqve të Ballkanit Perëndimor", ndihmon për të arritur atë qëllim sa më shpejtë të jetë e mundur.

"Por, ne duhet të rishqyrtojmë procesin e zgjerimit, të largohemi nga të menduarit binar 'brenda ose jashtë'. Unë mbështes integrimin gradual në politikat e BE-së, siç është tregu i brendshëm në rrugën drejt integrimit të plotë, në mënyrë që qytetarët e rajonit të përjetojnë përfitimet më shpejt dhe të mos humbasin besimin e tyre. Ka parakushte të qarta se Maqedonia e Veriut të vazhdojë procesin, siç janë ndryshimet kushtetuese për pakicat dhe është e qartë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen plotësisht. Megjithatë, procesi i integrimit në BE duhet të përqëndrohet në miratimin e legjislacionit evropian dhe çështjet dypalëshe duhet të trajtohen veçmas. Le të përqendrohemi në një të ardhme të përbashkët, me prosperite evropiane në vend që të ngecim në të kaluarën", tha Shalenberg në intervistë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë të mërkurën ishte për vizitë në Athinë, ndërsa pas takimit me shefin e diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis, siç publikoi MIA, theksoi se nuk duhet të ekzistojnë vështirësi shtesë bilaterale sa i përket lidhjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. duke shtuar se pret që Athina të mbështesë këtë propozim. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR