Sunaku e dorëzoi dorëheqjen te mbreti Çarls
- Kryeministri britanik Rishi Sunak u largua nga Pallati Bakingemit, ku zyrtarisht i dorëzoi dorëheqjen mbretit Çarls, pas humbjes së Partisë së tij Konservatore në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:20, 5 korrik, 2024
![Sunaku e dorëzoi dorëheqjen te mbreti Çarls](https://mia.mk/images/20240705132012_big_730x400_90.webp )
Londër, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak u largua nga Pallati Bakingemit, ku zyrtarisht i dorëzoi dorëheqjen mbretit Çarls, pas humbjes së Partisë së tij Konservatore në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Ai paralajmëroi se do të largohet edhe nga pozicioni i liderit në Partinë Konservatore.
Kryeministri britanik në largim foli për herë të fundit nga Dauning Strit, ku theksoi se detyra më e rëndësishme gjatë mandatit të tij ishte ta kthejë stabilitetin e ekonomisë.
Ai shtoi se Britania tani është më e fortë se më parë.
Foto: Arkivi i MIA-s