Putin pret që Orban të flasë në emër të Evropës për Ukrainën
- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se pret që kryeministri hungarez Viktor Orban të flasë për Ukrainën si kryesues i BE-së, pavarësisht kritikave për vizitën e tij nga liderët e BE-së.
Moskë, 5 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se pret që kryeministri hungarez Viktor Orban të flasë për Ukrainën si kryesues i BE-së, pavarësisht kritikave për vizitën e tij nga liderët e BE-së.
"E kuptoj që tani keni ardhur jo vetëm si partneri ynë afatgjatë, por edhe si kryetar i Këshillit Evropian", theksoi Putin në fillim të takimit me Orban në Moskë.
Ai shtoi se pret që Orban të paraqesë "pozicionin e partnerëve evropianë" për Ukrainën. ls/
Foto: EPA