• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërë natën u zhvillua betejë me flakët e zjarrit në disa pjesë të Greqisë - janë lënduar 15 zjarrfikës

Tërë natën u zhvillua betejë me flakët e zjarrit në disa pjesë të Greqisë - janë lënduar 15 zjarrfikës

Athinë, 13 gusht 2025 (MIA) - Pas betejës me stihinë e zjarrit gjatë natës, zjarrfikësit grekë sot në mëngjes po vazhdojnë me shuarjen e zkarreve në Ahaia, në rrethinën e qytetit Patra në Peloponezin veriperëndimor, në ishujt Zakintos dhe Hios, si dhe në afërsi të Prevezës, me çka ende nuk janë vënë nën kontroll, ndërsa sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakojanis, janë lënduar 15 zjarrfikës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Vatrakojanis sot në mëngjes informoi se me agimin e ditës, menjëherë filluan të intervenojnë 33 mjete fluturimi në fazën e parë dhe në të gjitha frontet, duke shtuar se aktive janë disa vatra, ndërkaq po shuhet nga toka dhe ajri.

Theksoi se sot pritet të jetë një ditë mjaft e vështirë sepse parashihet rrezik shumë i lartë nga zjarri për shumicën e rajoneve të vendit.

Gjatë natës në disa rajone ku janë aktive zjarret u dërguan porosi nga numri 112 për raste urgjente për evakuim të banorëve që ndodhen në afërsi.

Zjarret shkaktuan dëm të madh material me sipërfaqe të djegura si dhe shtëpi dhe biznese të kapluara nga flakët, ndërsa dëmi do të vlerësihet plotësisht.

Gjatë ditës së djeshme, sip informoi mbrëmë vonë zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës të Greqisë intervenuan dhe vazhdojnë të intervenojnë 4.850 zjarrfikës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR