• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën katër të vdekur pasi një anije për nxjerrjen e naftës u përmbyt në Gjirin e Suezit

Të paktën katër të vdekur pasi një anije për nxjerrjen e naftës  u përmbyt në Gjirin e Suezit

 Kajro, 2 korrik 2025 (MIA) - Një anije për nxjerren e naftës u përmbys në Gjirin e Suezit, ku humën jetën të paktën katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa katër të tjerë janë zhdukur,  thanë sot autoritetet egjiptiane.

Anija u përmbys dje në mbrëmje pranë qytetit Ras Gareb, në anën afrikane të Gjirit të Suezit, bëri të ditur Ministria e Naftës së Egjiptit. 

"Në anije ka pasur 30 punëtorë kur u përmbys", tha Amr Hanafi, guvernator i provincës së Detit të Kuq.

Ekipet e shpëtimit gjetën katër trupa dhe shpëtuan dy persona, ndërsa 22 të tjerë u dërguan në spitale, tha guvernatori egjiptian. 

Ai tha se anijet e marinës egjiptiane ishin të përfshira në një operacion kërkim-shpëtimi të vazhdueshëm për katër anëtarët e zhdukur të ekuipazhit. 

 Përmbysja ka ndodhur në një zonë të quajtur Gebel el-Zejt, një vend i rëndësishëm për prodhimin e naftës në Egjipt, rreth 300 kilometra në jug të Kanalit të Suezit, bëri të ditur ministria.

Përmbysja nuk ka gjasa të shkaktojë ndërprerje të trafikut detar që kalon nëpër kanal, i cili lidh Gjirin e Suezit me Detin Mesdhe. 

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR