• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën dy të vdekur nga moti i lig në Francë

Të paktën dy të vdekur nga moti i lig në Francë

Paris, 26 qershor 2025 (MIA) - Dy persona e humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar gjatë motit të lig që e kaploi Francën ku u çrrënjosën drunj, rrugët e Parisit u vërshuan, duke shkaktuar rrjedhje të çatisë së Kuvendit përderisa kryeministri mbajti fjalim.

"A vërejtët se po bie shi?", pyeti Fransoa Bajru, duke e shikuar tavanin me kupolë në Asamblenë nacionale që rridhte derisa ai fliste për Lindjen e Afërt.

Nënkryetari i Kuvendit, Rolan Leskir e ndërpreu debatin në mënyrë që zjarrfikësit të mund ta kontrollojnë problemin. Kur sërish e hapi mbledhjen 15 minuta më vonë, u tha deputetëve se janë vendosur shtresa thithëse përmes çatisë që të mos rrjedhë.

Shërbimi për mbrojtje civile kumtoi se një person është lënduar rëndë gjatë motit të lig që e kaploi Francën pas valës së të nxehtit dhe se 110.000 shtëpi mbetën pa rrymë.

Një fëmijë 12-vjeçar e humbi jetën nga një dru i rënë në Francën jugperëndimroe, ndërsa një person e humbi jetën pasi që motoçikleta e tij u dnesh me një dru të rënë në pjesën veriperëndimroe të vendit, lajmëruan mediumet franceze. ab/

Fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR