Të paktën 50 të vdekur në një zjarr të madh në një hipermarket në Kut të Irakut
- Të paktën 50 persona janë vrarë dhe janë lënduar në një zjarr të madh që shpërtheu në një hipermarket në qytetin Kut, në Irakun lindor, raportoi Al Xhezira, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve INA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:33, 17 korrik, 2025
Bagdad, 17 korrik 2025 (MIA) - Të paktën 50 persona janë vrarë dhe janë lënduar në një zjarr të madh që shpërtheu në një hipermarket në qytetin Kut, në Irakun lindor, raportoi Al Xhezira, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve INA.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë një ndërtesë pesëkatëshe në Kut duke u djegur gjatë natës, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të lokalizojnë zjarrin.
Guvernatori i provincës Vasit, Mohamed al-Majahi, deklaroi se zjarri shpërtheu në një hipermarket dhe një restorant. Familjet po darkonin dhe po bënin blerje, tha ai. Zjarrfikësit shpëtuan një numër të madh njerëzish dhe e shuan zjarrin, shtoi guvernatori.
Është shpallur tre ditë zie, ndërsa është filluar edhe hetim. Rezultatet e hetimit do të shpallen brenda 48 orëve.
"Kemi ngritur padi kundër pronarit të ndërtesës dhe qendrës tregtare", tha al-Majahi.
Foto: X skrinshot