• e hënë, 09 shtator 2024

Të paktën 24 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Vietnam

Të paktën 24 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Vietnam

Hanoi, 9 shtator 2024 (MIA) – Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 299 janë lënduar në rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Jagi në veri të Vietnamit gjatë fundjavës, kumtoi sot paradite qeveria në Hanoi, duke paralajmëruar për përmbytje të tjera.

Autoritetet vietnameze vlerësojnë se tajfuni është stuhia më e fortë që ka goditur Azinë që nga fillimi i vitit.

Agjencia meteorologjike sot paralajmëroi për përmbytje të reja dhe rrëshqitje të dheut, duke theksuar se sasia e reshjeve gjatë natës së kaluar ka lëvizuar mes 208 dhe 433 milimetra në disa pjesë të rajonit. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR