Të paktën 21 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Nigeri
- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Nigeri, bënë të ditur personat zyrtarë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:01, 7 korrik, 2025
Lagos, 7 korrik 2025 (MIA) - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Nigeri, bënë të ditur personat zyrtarë.
Një kamion dhe një autobus u përplasën në shtetin veriperëndimor të Kanos.
Autoritetet thanë se një hetim paraprak zbuloi se shoferi i autobusit po ngiste në korsinë e gabuar dhe u përplas drejtpërdrejt me kamionin.
Vetëm tre persona i mbijetuan aksidentit me lëndime, ndërsa 19 burra dhe dy gra humbën jetën.
Aksidentet janë të zakonshme në rrugët kryesore në Nigeri dhe në vitin 2024, 5.421 persona humbën jetën në të gjithë vendin në 9.570 aksidente, sipas shifrave zyrtare.
Foto: Arkivi i MIA-s