• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunaku: Është e rëndësishme që në pranverë që fillojë deportimi i emigrantëve në Ruandë

Sunaku: Është e rëndësishme që në pranverë që fillojë deportimi i emigrantëve në Ruandë

 Londër, 18 mars 2024 (MIA)  - Kryeministri britanik Rishi Sunak  sot deklaroi se pret që Britania e Bashkuar në prill ta fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruandë,  duke iu përmbajtur afatit kohor fillestar për planin që po debatohet aktualisht në parlament.

"Ende jam ende i përkushtuar ndaj afatit përfundimtar që kam vendosur më herët, që do të thotë se dëbimi fillon këtë pranverë", tha Sunaku gjatë një vizite në qytetin anglez të Koventri, raportojnë mediat britanike. 

Kryeministri britanik shtoi se ishte e rëndësishme që plani për Ruandën të jetë i balancuar dhe të funksionojë, sepse vendi i tij "duhet ta ndalojë migrimin e paligjshëm". 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR