• e hënë, 01 korrik 2024

Stoltenberg hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pas vendimit të SHBA-së për të përdorur armë

Stoltenberg hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pas vendimit të SHBA-së për të përdorur armë

Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pasi SHBA autorizoi Ukrainën të përdorë armë amerikane kundër caqeve në Rusi.

"Asgjë e re. Kjo është pjesë e përpjekjeve të presidentit rus Vlladimir Putin për të parandaluar aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën", deklaroi Stoltenberg para takimit të NATO-s në Pragë.

Presidenti amerikan Xhozef Bajden i dha dritën jeshile Ukrainës për të qëlluar caqe në territorin rus, në rajonin e Harkovit nën kushte të caktuara.

Moska filloi një ofensivë në periferi të Harkovit, qytet i dytë nw Ukrainë që ndodhet jo shumë larg kufirit rus.

Stoltenbergu gjithashtu ka minimizuar vendimin e administratës amerikane, duke theksuar se armët perëndimore tashmë janë dorëzuar pa asnjë kufizim në përdorimin e tyre.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR