• e premte, 20 dhjetor 2024

INSTAT korrigjon gabimin, në pasqyrën e rezultateve të regjistrimit tani qëndron maqedonas

INSTAT korrigjon gabimin, në pasqyrën e rezultateve të regjistrimit tani qëndron maqedonas

Tiranë, 30 qershor 2024 (MIA) - Instituti Shqiptar për Statistika INSTAT, në shqyrtimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, korrigjoi emrin për përkatësinë etnike të pjesëtarëve të pakicës kombëtare maqedonase dhe në vend të emrit si më parë, emri i shtetit- Maqedonia e Veriut në shqip dhe "maqedono- verior" në anglisht, tani qëndron maqedonas.

Kjo vjen pas reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, takimit të ministrit Timço Mucunski me kolegun e tij shqiptar Igli Hasani në Forumin në Dubrovnik dhe serisë së reagimeve të maqedonasve në këtë vend.

MPJ e Maqedonisë njoftoi se do ta thërrasë ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski për konsultime urgjente në Shkup pas së cilës do të vendoset se çfarë hapash do të ndërmerren më tej.

Sipas rezultatit të regjistrimit të fundit të 12-të të realizuar në tetor të vitit të kaluar, rezultatet e të cilit u publikuan dy ditë më parë, në këtë vend si maqedonas janë regjistruar 2.281 shtetas, ndërsa si bullgarë janë regjistruar 7.957 qytetarë, bashkësi etnike që nuk ka qenë në 11 regjistrimet e mëparshme të popullsisë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR