• e martë, 02 korrik 2024

Stoltenberg: Besoj në unitetin e Evropës dhe SHBA-së në NATO, sepse bashkë jemi më të fortë

Stoltenberg: Besoj në unitetin e Evropës dhe SHBA-së në NATO, sepse bashkë jemi më të fortë

Bruksel, 4 prill 2024 (MIA) - Besoj në unitetin e Evropës dhe SHBA-së në NATO, sepse bashkë jemi më të fortë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i paktit Jens Stoltenberg në shënimin e sotëm të 75-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit. 

"Evropës i nevojitet SHBA-ja për sigurinë e saj. Ndarja e drejtë e peshës është me rëndësi vendimtare. Evropa shpenzon më shumë, ndërsa këtë vit shumica e aleatëve do të shpenzojnë të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtje. Amerikës së Veriut i nevojitet Evropa. Me NATO-n, SHBA-ja ka më shumë miq dhe aleatë nga cilado forcë tjetër e madhe. Nuk besoj në pavarësinë as të NATO-s, as të Evropës", shtoi Stoltenberg në ceremoninë në selinë e Aleancës në Bruksel. 

Sekretari i përgjithshëm shtoi se NATO sot është më e bashkuar se kurrë. "Ndihmuam që të përhapet paqja, demokracia dhe progresi në Evropë. Nga 12 vende themeluese, sot paktin e përbëjnë 32 aleate. Duket se veprojmë drejtë", theksoi Stoltenberg në fjalimin e tij solemn. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR