• e diel, 22 dhjetor 2024

Mulino: Panamaja tashmë nuk do të jetë vend tranzit për emigrantët

Mulino: Panamaja tashmë nuk do të jetë vend tranzit për emigrantët

Panama, 2 korrik 2024 (MIA) - Presidenti panamez, Hoze Raul Mulino në fjalimin e tij të inaugurimit premtoi se tashmë nuk do të lejojë vendi i tij të shërbejë si shtet "tranzitor" për emigrantët nëpër xhunglën Darin.

"Nuk mund të vazhdojmë t'i financojmë shpenzimet ekonomike për emigracionin ilegal. Panamaja tashmë nuk do të jetë vend trnazitor për emigrantët ilegal", tha ai, duke menduar për kalimin e emigrantëve nga Amerika Jugore në SHBA përmes xhunglës së rrezikshme Darin, rutë e cila kalon nëpër Amerikën Qendrore dhe Meksikën. Në vitin 2023 nëpër të kaluan gjysmë milioni njerëz.

Mulino (65) tha se këtë numër e konsideorn "tronditës" dhe se nuk ka ndër mend të kërkojëzgjidhje me "vendet e involvuara, posapërisht me SHBA-në, e cila është destinacioni i fundit i emigrantëve".

Presidenti djathtist pardje u takua me sekretarin amerikan për siguri të brendshme, Alehandro Majorkas, me të cilin më pas nënshkroi marrëveshje për kthim të emigrantëve të cilët udhëtonin përmes Darinit, drejt kufirit kolumbian. Me këtë marrëveshje "SHBA-ja do t'i mbështesë përpjekjet e Panamasë të fillojë riatdhesim të shpejtë, të sigurt dhe human të emigrantëve të cilët nuk kanë bazë juridike për të qëndruar në Panama", deklaroi pas nënshkrimit Adrien Uotson, zëdhënëse e Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR