• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli urdhëroi evakuimin e palestinezëve nga Jan Kunis, më pas i sulmoi qytetin dhe rrethinën

Izraeli urdhëroi evakuimin e palestinezëve nga Jan Kunis, më pas i sulmoi qytetin dhe rrethinën

Gazë, 2 korrik 2024 (MIA) - Armata izraelite i urdhëroi palestinezët të cilët jetojnë në zonat lindore të Kan Junis, qyteti i dytë më i madh në Gazë, menjëherë të evakuuohen dhe ka kryer sulme në zonë, në të cilën sipas autoriteteve të Hamasit, ka pasur viktima. 

Izraeli ka filluar sulmet e reja në pjesën jugore të Gazës, duke bërë që qindra palestinezë të largohen, pasi armata  urdhëroi evakuimin e zonave të caktuara me popullsi të dendur, raporton "Tajms of Izrael".

 Sipas burimeve mjekësore dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, dëshmitarët okularë raportuan sulme të shumta në dhe rreth qytetit të Kan Junis, me ç'rast kanë humbur jetën të paktën tetë persona, ndërsa më shumë se 30 janë plagosur. 

 Bombardimi vjen pas një sulmi me raketa mbi vendbanimet izraelite pranë kufirit me Gazën, për të cilën përgjegjësinë e morri Xhihadi Islamik Palestinez, organizatë që lufton përkrah Hamasit kundër Izraelit. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR