• e martë, 26 nëntor 2024

Maduro: Sërish do të fillojnë bisedimet me SHBA-në për marrëveshjet e nënshkruara në Katar

Maduro: Sërish do të fillojnë bisedimet me SHBA-në për marrëveshjet e nënshkruara në Katar

Karakas, 2 korrik 2024 (MIA) - Presidenti venezuelas, Nikollas Maduro deklaroi se e ka pranuar propozimin për vazhdim të negociatave të drejtpërdrejta me SHBA-në.

"Të mërkurën e ardhshme do t'i ripërtërij biseidmet me qeverinë amerikane. Pasi që mendova, pranova dhe javën e ardhshme sërish do të fillojnë bisedimet në mënyrë që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në Katar dhe të kthehen kushtet për dialog me respekt", tha Maduro në një emision televiziv.

Nga fundi i vitit 2023, Uashingtoni dhe Karakasi arritën marrëveshje për këmbim të të burgosurve pas negociatave disamujore me ndërmjetësim të Katarit.

Negociuesi zyrtar i Venezuelës dhe kryetar i Kuvendit nacional, Horhe Rodrigez, do të udhëtojë për bisedime", tha Maduro, pa saktësuar tema konkrete për të cilat do të bisedohet.

Bisedimet filluan para rreth dy viteve, por pasi që sanksionet amerikane për naftë u vendosën sërish në prill të vitit të kaluar, qeveria e Maduros e akuzoi SHBA-në për shkelje të marrëveshjes. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR