• e enjte, 10 tetor 2024

Orban mbërriti në Kiev, një ditë pasi Hungaria e ndërmori kryesimin e BE-së

Orban mbërriti në Kiev, një ditë pasi Hungaria e ndërmori kryesimin e BE-së

Kiev, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot mbërriti për vizitë në Kiev, vizita e tij e parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski.

Vizita e Orbanit vijoi një ditë pasi Hungaria e ndërmori kryesimin e BE-së.

Orban do të takohet me Zelenskin dhe përfaqësues tjerë të lartë në Kiev vetëm disa ditë pasi të dy diskutuan në samitin e BE-së në Bruksel.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Orban, i cili është aleati më i afërt i presidentit rus Vlladimir Putin ndër liderët e BE-së, shpesh herë kundërshton shumë nisma të Brukselit për mbështetje të Ukrainës në mbrojtjen nga sulmet ruse.

Këtë vit, pas disajavësh kundërshtime, Hungaria së bashku me anëtaret tjera të BE-së e mbështeti ndihmën prej 50 miliardë euro për Ukrainën. 

BE-ja javën e kaluar i hapi negociatat për anëtarësim me Ukrainën. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR