• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një gjeneral iranian kërcënoi me sulm të ri raketor ndaj Izraelit

Një gjeneral iranian kërcënoi me sulm të ri raketor ndaj Izraelit

Teheran, 2 korrik 2024 (MIA) - Gjenerali i lartë brigadier iranian, Amir Ali Haxhizade, komandant i forcave ajrore të Gardës revolucionare, e kërcënoi armikun e Teheranit, Izraelin me sulm të ri masiv raketor, lajmëroi DPA.

Sipas mediumeve shtetërore, ai e dha deklaratën e fuqishme dje në një ngjarje në Teheran.

Para disa muajve, Irani dhe Izraeli ishin në skaj të luftës së madhe rajonale. Më 13 prill të këtij viti, Garda revolucionare nisi qindra fluturake pa pilot dhe raketa ndaj Izraelit, përkujton DPA.

Kjo ndodhi pas sulmit izraelit ndaj kompleksit të Ambasadës iraniane në kryeqytetin sirian, Damask, ku në fillim të prillit u vranë dy gjeneralë.

Tani Haxhizade deklaroi se shpreson për mundësi për operacion të tillë të dytë. "Nuk e di sa predha do të nevojiten", shtoi ai.

Kërcënimi me siguri është i lidhur me tensionet e kohëmëparshme mes Izraelit dhe Libanit.

Gjatë fundjavës, misioni i Iranit në KB kërcënoi me "luftë shkatërruese" në rast të eskalimit mes Izraelit dhe Hezbollahut. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR