• e diel, 30 qershor 2024

Stano: Ju ndihmojmë partnerëve nga Ballkani Perëndimor për ballafaqim me kërcënimet hibride nga Rusia

Stano: Ju ndihmojmë partnerëve nga Ballkani Perëndimor për ballafaqim me kërcënimet hibride nga Rusia

Bruksel, 17 nëntor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka kohë që tregon se Rusia po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj të dëmshëm në territorin e Ballkanit Perëndimor, gjë që është për shqetësim, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurië, Peter Stano.

"Kjo nuk është e re. Ne e dimë se Rusia po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për të krijuar jostabilitet politik përmes ndërhyrjeve të jashtme, dezinformimit dhe manipulimit. Kjo është arsyeja pse ne kemi forcuar bashkëpunimin dhe ndihmën tonë për partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të forcojmë kapacitetet dhe aftësinë e tyre për t'u ballafaquar me këto forma të kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja, shtoi Stano në një koment për deklaratën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se Rusia mund të provokojë konflikt në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai shtoi se BE-ja i monitoron aktivitetet ruse në rajon dhe është e vetëdijshme se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia, për këtë arsye edhe bashkëpunon me partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor.

"Kjo ishte edhe një nga temat e ngritura të hënën në takimin ministrot të 27 vendeve të BE-së me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksoi Stano. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR