• e premte, 05 dhjetor 2025

Sondazh: Vetëm 18 për qind e gjermanëve duan që Merci sërish të kandidohet për kancelar

Sondazh: Vetëm 18 për qind  e gjermanëve duan që Merci sërish të kandidohet për kancelar

 Berlin, 10 nëntor 2025 (MIA) - Vetëm 18 për qind e votuesve gjermanë do ta mbështesnin Fridrih Mercin sërish të kandidohet për kancelar, tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar sot nga Instituti Forsa, me kërkesë të transmetuesit RTL.

Madje 73 për qind e të anketuarve, raporton DPA, nuk do ta mbështesnin liderin e Demokratëve Kristianë konservatorë (CDU) për kandidaturën për kancelar në zgjedhjet e vitit 2029.

 Sondazhi është zbatuar  në fillim të këtij muaji në një mostër përfaqësuese prej 1.0002 të anketuar, midis të cilëve deri në 41 për qind e mbështetësve të CDU-së dhe partisë së saj simotër bavareze, CSU-së, janë kundër kandidaturës së tij teorike, kundrejt 47 për qind që janë pro, raporton DPA.

 Merci nesër  mbush 70 vjet  dhe duke pasur parasysh moshën e tij, 52 për qind e të anketuarve thanë se do të ishte më mirë nëse do të ishte më i ri.

 Merci mori detyrën në maj mes në kushte të debatit të ashpër politik dhe grindjeve të brendshme për çështje të tilla si migracioni, politika fiskale dhe rikthimi i mundshëm i shërbimit ushtarak mes tensioneve në rritje me Rusinë, kujton agjencia gjermane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR