Siljanovska-Davkova: Partitë të përmbahen nga komentet dhe ta lënë Gjykatën Kushtetuese të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren
- Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot i porositi liderët partiakë që të përmbahen nga komentet para vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me Ligjin për gjuhët.
- Post By Besnik Shuki
- 13:35, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot i porositi liderët partiakë që të përmbahen nga komentet para vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me Ligjin për gjuhët.
"Vendimet e Gjykatës janë përfundimtare dhe ekzekutive dhe liderët e partive dhe politikanët duhet të përmbahen nga komentet. Më së paku që mund të bëjnë është të lënë që Gjykata Kushtetuese të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren", tha Siljanovska, si koment të deklaratave të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prag të vendimit të Gjykatës kushtetuese për Ligjin për gjuhët.
Gjykata kushtetuese për nesër e caktoi seancën, ku do të debatohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim paradokohe me kumtesë publikoi se heqja e cilësdo dispozitë nga Ligji për përdorimin e gjuhës, nuk është vetëm akt juridik, por goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes në shtet. bsh/
Foto: MIA