• e hënë, 01 korrik 2024

Siljanovska Davkova mbajti fjalim në kongresin e Federatës ndërkombëtare për edukim fizik dhe sport FIEPS

Siljanovska Davkova mbajti fjalim në kongresin e Federatës ndërkombëtare për edukim fizik dhe sport FIEPS

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër mbajti fjalim në hapjen e Kongresit të 18-të Evropian të Federatës ndërkombëtare për edukim fizik dhe sport FIEPS, në kuadër të të cilit do të mbahet Konferenca e 6-të shkencore “Hulumtime në edukim fizik, sport dhe shëndet”.

Kongresi i cili mbahet deri më 2 qershor në Ohër, kumtojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkovës është nën organizimin e Fakultetit të edukimit fizik, sportit dhe shëndetit në bashkëpunim me Fakultetin Pedagogjik "Shën Klimenti i Ohrit" dhe Federatës së pedagogëve sportiv të Maqedonisë.

Duke iu referuar fillimeve të 70 viteve më parë kur filloi të mbahet Maratona e notit në Ohër, ajo theksoi se nuk ka vend më simbolik se Ohri për të mbajtur Kongresin evropian të Federatës ndërkombëtare për edukim fizik dhe sport - FIEPS.


"Aktiviteti fizik është nja nga gjërat më të rëndësishme për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve. Jam e bindur se sporti parandalon shumë sëmundje jo të transmetueshme, përmirëson aftësitë njohëse, përmirëson gjumin dhe zvogëlon rreziqet e ankthit dhe depresionit. Por, pavarësisht këtyre përfitimeve të dukshme, sipas vlerësimeve të OEDC-s dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në një të tretën e popullsisë së rritur evropiane nuk është mjaftueshëm fizikisht aktive.

Kjo mundë të rezulton në mbi 11 milionë raste të reja të sëmundjeve jo të transmetueshme deri në vitin 2050 dhe një barrë të madhe buxhetore për sistemin shëndetësor dhe social të çdo vendi", theksoi Siljanovska Davkova. 

Sipas saj, arsye për këtë situatë shqetësuese ka plotë.

"Aktiviteti fizik, i cili në të kaluarën ishte pjesë e pandashme e përditshmërisë, sot është në margjinat e jetës. Për shkak të mënyrës moderne të punës dhe jetesës, gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë të rinjtë, janë kapur në rrjetin e televizorit dhe ekraneve të kompjuterëve, mediave sociale dhe ushqimit të shpejtë. Si të dalim nga kjo spirale në rënie? Përgjigja qëndron, siç kemi dëgjuar tashmë, në një qasje ndaj aktivitetit fizik dhe sportit. Në praktikë, kjo do të thotë të ndihmosh njerëzit të zhvillojnë zakone të shëndetshme dhe të bëjnë jetë fizikisht aktive", shtoi presidentja. 

Sporti, thekson Siljanovska Davkova, mund të jetë shkollë e jetës përmes së cilës fëmijët dhe të rinjtë do të mësojnë për vlerat olimpike, për miqësinë, vetëbesimin, lojën e ndershme dhe pranimin e diversitetit. Të moshuarit, nga ana tjetër, ashtu si unë, do të mund të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të plotë, duke ruajtur gjendjen e tyre fizike pavarësisht moshës.

"Besoj se ju, pjesëmarrësit në Kongresin evropian, me ekspertizën dhe përvojën tuaj mund të kontribuoni në zhvillimin e politikave të mira për edukimin fizik. Dhe pikërisht me politika të tilla do të ndërtojmë shoqëri më të shëndetshme, më aktive dhe më gjithëpërfshirëse, anëtarët e të cilave do të garojnë për sukses", tha Siljanovska Davkova. qa/

Foto: Kabineti i Gordana Siljanovska Davkovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR