Sijarto: Nuk do të mbështesim aderimin e Ukrainës në BE, Zelenski sillet në mënyrë armiqësore ndaj Hungarisë
- Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Piter Sijarto deklaroi sot se Hungaria nuk do ta mbështesë aderimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian ma marrë parasysh, siç theksoi ai, kërcënimeve të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Budapest, 22 korrik 2025 (MIA) - Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Piter Sijarto deklaroi sot se Hungaria nuk do ta mbështesë aderimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian ma marrë parasysh, siç theksoi ai, kërcënimeve të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Në një konferencë për shtyp, duke komentuar fjalimin e Zelenskit në një takim të ambasadorëve një ditë më parë, Sijarto tha se presidenti ukrainas mban një "qëndrim armiqësor ndaj Hungarisë, kombit hungarez dhe hungarezëve që jetojnë në Zakarpatie".
"Është e qartë se ai i trajton Hungarinë dhe hungarezët si armiq", tha Sijarto.
Ai shtoi se ukrainasit "për vite me radhë i kanë marrë dhe shkelur të drejtat e hungarezëve të Zakarpatie".
"Këto ligje rezultuan në djegien e një kishe dhe rrahjen për vdekje të një burri hungarez sepse ai nuk donte të shkonte në luftë... Në këtë drejtim, kërcënimet e presidentit Zelensk vetëm e konfirmojnë se ai na konsideron armiq", shtoi Sijarto. Ai theksoi se "pa marrë parasysh kërcënimet e bëra nga presidenti Zelenski, Hungaria nuk do ta mbështesë pranimin e Ukrainës në BE". mb/