Sibiga: Kievi është i gatshëm për bisedime me Moskën
- Ukraina është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet me Rusinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiga.
- Post By Ramize Qamili
- 17:57, 16 korrik, 2025
Kiev, 16 korrik 2025 (MIA) - Ukraina është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet me Rusinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiga.
Ministri nuk dha data konkrete për bisedimet.
Sibiga përsëriti thirrjen e Kievit për takim midis liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky do të ishte hapi më efektiv drejt arritjes së armëpushimit.
"Jemi të gatshëm për bisedime të tilla në çdo format dhe në çdo vend", tha Sibiga gjatë vizitës në qytetin polak Lublin. rq/bsh/
Foto: "X"