Shtabi zgjedhor i Trampit i sigurt në fitore në gjashtë nga shtatë shtetet kryesore
- Njerëzit rreth Trampit pretendojnë se ish presidenti do të fitojë gjashtë nga shtatë shtetet e rëndësishme, lajmëroi Bi-Bi-Si duke shtuar se kjo ndoshta është arsyeja pse Harisi mban tubime atje ku Trampi zakonisht nuk fiton.
- Post By Sara Ademi
- 08:39, 4 nëntor, 2024
Uashington, 4 nëntor 2024 (MIA) - Njerëzit rreth Trampit pretendojnë se ish presidenti do të fitojë gjashtë nga shtatë shtetet e rëndësishme, lajmëroi Bi-Bi-Si duke shtuar se kjo ndoshta është arsyeja pse Harisi mban tubime atje ku Trampi zakonisht nuk fiton.
Trampi të premten mbajti tubim në Virxhinia, shtet ku humbi me dallim të madh në vitin 2016 dhe 2020. Kandidati i tij nënpresidencial Xhej-Di Vens dje u ndal në Nju-Hempshir, për të cilin këshilltarët e Trampit thonë se është "në lojë" edhe krahas faktit që anketat tregojnë se Kamala Haris atje kryeson me disa pikë përqindjeje.
Anketa më e re e Nju-Jork Tajms sugjeron se bëhet fjalë për një garë të vdekur. Pothuajse çdo shtet i a.q. suing është brenda kufirit të gabimit, ndërsa sondazhi i ri në Ajova, ku Trampi fitoi në vitin 2016 dhe 2020, tregon se Harisi atje ndoshta ka një epërsi të papritur.
Një burim i shtabit zgjedhor të Trampit anketën në Ajova e quajti të çuditshme dhe konfuze. Supozohet se kjo nuk e dëmtoi besimin e tyre se atje fitojnë, komenton Bi-Bi-Si. sa/
foto: EPA