• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja po përgatitet për ballafaqim me trazira eventuale në ditën e zgjedhjeve - "Butona për panikë"

SHBA-ja po përgatitet për ballafaqim me trazira eventuale në ditën e zgjedhjeve -

Nju-Jork, 4 nëntor 2024 (MIA) - Butoni për panik (Panic button) për anëtarë të këshillave zgjedhorë, ekipet speciale me armë të sistemuar në çati dhe angazhim të Gardës Kombëtare janë pjesë e masave parazgjedhore në SHBA, raportojnë mediat amerikane. 

Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024 ishte posaçërisht jostabile, ndërsa siguria për ditën e zgjedhjeve të martën është rritur në nivele të papara, duke marrë parasysh shqetësimin për trazira eventuale, mashtrime zgjedhore ose dhunë ndaj këshillave zgjedhorë.

Shtetet Oregon, Uashington dhe Nevada e kanë aktivuar Gardën kombëtare, FBI ka formuar vend për komandë për ndjekjen e kërcënimeve, ndërsa siguria është e përforcuar në shumë prej rreth 100.000 vendvotime në vend.

Gjithsej 19 shtete - duke përfshirë edhe ato kyçe Arizona, Miçigen dhe Nevada - kanë miratuar ligje për përmirësimin e sigurisë zgjedhore nga viti 2020, sipas Konferencës kombëtare të trupave ligjvënës zgjedhor.

Pasi demokratja Kamalla Harris dhe republikani Donald Tramp janë pothuaj të barabartë në gjasat për fitore, autoritetet dëshirojnë që t'i bindin amerikanët e shqetësuar se votat e tyre janë të sigurta. Por, ata po ashtu e përforcojnë edhe sigurinë fizike për operacionet zgjedhore në tërë vendin.

Shërbimet zgjedhore Runbeck, të cilat sigurojnë teknologji të sigurisë për operacionet e votimit, konfirmuan se kanë porositur rreth 1.000 butona për panik për këshillat zgjedhorë.

Ato aparate të vogla janë të lidhura me telefonin e shfrytëzuesit dhe kontaktojnë me organet e ndjekjes ose autoritetet tjerë në rast të nevojës emergjente.

Personat zyrtarë në shtatë shtetet më të rëndësishme dëshirojnë ta transmetojnë besimin në zgjedhje të sigurta dhe korrekte.

Personat zyrtarë paralajmërojnë në kërcënime të mëdha kibernetike dhe hakere, posaçërisht nga vendet e huaja.

Rusia, Irani dhe Kina zbatojnë operacione për ndikim, që ta minojnë besimin amerikan në legjitimitetin zgjedhor dhe "të nxisin përçarje partiake", deklaroi paradokohe drejtoresha e Agjencisë për siguri kibernetike dhe infratstrukturë, Xhen Isterli për En-Bi-Si.

Rreth Universitetit Hauard në Uashington, ku kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike do ta kalojë natën zgjedhore, do të ketë të a.q. perimetër të sigurisë.

Kujdesi është i fokusuar edhe në ueb faqet e mediumeve sociale, si Telegram, për të cilin Nju-Jork Tajms shkruan se shfrytëzohet nga grupet e djathta për t'i organizuar vëzhguesit e anëketave dhe t'i përgatisin për kontestim eventual të votave në rajonet demokratike.

Bizneset në kryeqytet filluan të vendosin mbrojtëse në vitrinat në pritje të trazirave potenciale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR