Numri i viktimave në Liban nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut është mbi tre mijë
- Numri i të vrarëve në Liban nga fillimi i konfliktit të ri mes Izraelit dhe Hezbollahut është mbi tre mijë, kumtoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë, njofti DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 20:51, 4 nëntor, 2024

Bejrut, , 4 nëntor 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve në Liban nga fillimi i konfliktit të ri mes Izraelit dhe Hezbollahut është mbi tre mijë, kumtoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë, njofti DPA.
Sipas të dhënave të tyre, dje në sulmet izraelite jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa mbi 90 janë plagosur.
Të paktën 3.002 persona janë vrarë, ndërsa 13.492 janë plagosur në Liban nga fillimi i konfliktit.
Mes viktimave ka 589 gra dhe të paktën 185 minorenë. bsh/