• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja dhe Koreja e Jugut kërkojnë që Koreja e Veriut t'i tërheqë trupat nga Ukraina

BE-ja dhe Koreja e Jugut kërkojnë që Koreja e Veriut t'i tërheqë trupat nga Ukraina

Seul, 4 nëntor 2024 (MIA) – Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian sot bashkë e dënuan faktin që Koreja e Veriut e furnizon Moskën me armë dhe kërkuan tërheqjen e trupave të cilët aty i ka dërguar derisa Rusia zhvillon luftë me Ukrainën. 

BE-ja dhe Koreja e Jugut mbajtën në Seul takimin e parë të “dialogut strategjik” jo gjatë pas alarmimit të botës nga ana e Uashingtonit dhe Seulit për atë se Koreja e Veriut dërgon ushtarë për ndihmë Rusisë. 

Në një deklaratë të përbashkët, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borel dhe ministri koreanojugor i Punëve të Jashtme Ço Tae – Jul, i dënuan “transferimet e jashtëligjshme të armëve në Korenë e Veriut për Federatën Ruse për përdorim në sulmet ndaj Ukrainës”. Ata kërkuan ndërprerje të “bashkëpunimit të jashtëligjshëm ushtarak” dhe tërheqjen e forcave ushtarake koreanoveriore. 

Boreli u takua edhe me ministrin koreanojugor të Mbrojtjes, Kim Xhong – Hjun. “Agresioni rus kundër Ukrainës është kërcënim ekzistencial”, shkroi Boreli në publikimin në “Iks”, krahas një fotografie në të cilën përshëndetet me Kim. “Republika e Koresë më së miri mund ta kuptojë këtë. Ne jemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës”. 

Të dyja vendet nënshkruan edhe dokument për partneritet në siguri dhe mbrojtje i cili përfshin 15 sfera. Në mesin e tyre janë siguria kibernetike dhe çarmatosja. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR