• e diel, 22 dhjetor 2024

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar memorandum për përkrahje prej mbi 35 milionë euro për sektorin privat të Kosovës

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar memorandum për përkrahje prej mbi 35 milionë euro për sektorin privat të Kosovës

Prishtinë, 4 nëntor 2024 (MIA) - Qeveritë e Kosovës dhe Luksemburgut sot kanë nënshkruar memorandum për mirëkuptim, i cili përbëhet nga dy fonde, me vlerë prej mbi 35 milionë euro, për përkrahje të Luksemburgut në sektorin privat në Kosovë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Memorandumi i Qeverisë së Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari dhe zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Ksavie Betel, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shërbimi për informim i Qeverisë së Kosovës publikoi se mjetet e ndara nga Qerveria e Luksemnburgut, me vlerë prej mbi 35 milionë euro, janë dedikuar për përkrahje të sektorit privat lokal, për promovimin e inovacioneve dhe përshpejtimin e arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, i obliguar për çështje evropiane, Besnik Bislimi, në këtë rast e ka theksuar rëndësinë e këmbimit mes kompanive nga Kosova dhe Luksemburgu për avancimin e marrëdënieve mes dy vendeve.

"Për avancimin e mëtejshëm të marrëdënieve mes Kosovës dhe Luksemburgut është me rëndësi këmbimi mes neve dhe lidhja mes kompanive nga dy vendet tona. Në Kosovë çdoherë do të gjeni vend-partner, që të përparojmë së bashku drejt ekonomisë në rritje. Të kujdesemi që plotësisht ta shfrytëzojmë potencialin që e ofron ky bashkëpunim drejt ndërtimit të ardhmërisë së qëdrueshme për qytetarët tanë", citohet Bislimi në kumtesë.

Zëvendëskryeministri Betel tha se vizita e tij pasqyron përkushtimin e Luksemburgut për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit.

“Kjo është një dëshmi e marrëdhënieve dhe miqësisë 25-vjeçare që kemi. Miqësia do të thotë të jemi të dobishëm ku të mundemi... Mund të themi se nuk është shpenzim, por investim në të ardhmen, për të parë potencialin”, thekson Beteli.

Me mysafirin nga Luksemburgu pasdite u takua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas çka nga kabineti i saj kumtuan se Osmani iu falënderua për përkrahjen që Luksemburg ia ofron Kosovës.

Osmani parashtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

"Në takim, presidentja Osmani falënderoi ministrin Betel për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas presidentes Osmani, Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut". thuhet në kumtresën e Kabinetit të Osmanit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR