• e diel, 22 dhjetor 2024

I pasigurt fati i studentes iraniane

I pasigurt fati i studentes iraniane

Teheran, 4 nëntor 2024 (MIA) - Organizata për mbrojtje të të drejtave të njeriut sot kërkoi nga autoritetet në Iran të lirojnë gruan e arrestuar, e cila dy ditë më parë në shenjë proteste kundër ligjeve për hixhab të detyruar ecte me të brendshme në Universitetin islamik Azad. 

"Amensti interneshënëll"  (Amnesty International) në platforëm Iks ndau një video dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gruas, për të cilin pretendon se ishte "arrestuar me dhunë më 2 nëntor" pasi i hoqi rrobat në shenjë proteste kundër zbatimit ofendues të mbulesës së detyrueshme nga nëpunësit e sigurisë".

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Iranin, Mai Sato në Iks të shtunën publikoi se "do ta ndjekë me kujdes këtë incident, përfshirë edhe përgjigjen e autoriteteve".

Identiteti i gruas ende nuk dihet, por zëdhënësi i Universitetit Azad deklaroi se ajo vuante nga ""çrregullimi mendor" dhe është dërguar në një "spital psikiatrik". ls/

Foto: Iks 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR