• e enjte, 30 janar 2025

Shefat e diplomacive të BE-së arritën marrëveshje për lehtësimin e sanksioneve për Sirinë

Shefat e diplomacive të BE-së arritën marrëveshje për lehtësimin e sanksioneve për Sirinë

Bruksel, 28 janar 2025 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për planin për zbutje të sanksioneve ndaj Sirisë, deklaroi përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

"Qëllimi ynë është të veprojmë menjëherë, por heqja e sanksioneve mund të ndryshohet nëse ndërmerren hapa të gabuar", paralajmëroi Kallas, transmetoi Hina.

Për momentin aktive janë një seri sanksionesh të kahëzuar ndaj individëve dhe sektorit ekonomik në Siri, duke përfshirë ndalesën për eksport të naftës siriane dhe kufizimet për qasje në kanalet financiare globale.

Anëtarët e Unionit filluan ta shqyrtojnë qasjen e tyre ndaj Damaskut pasi forcat kryengritëse të udhëhequra nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS) rrëzuan presidentin sirian Bashar al Asad në dhjetor.

Qeveritë e BE-së bëjnë përpjekje për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Sirisë.

Megjithatë, shumë anëtarë, gjithashtu theksuar se BE-ja duhet gradualisht t'i heqë sanksionet, duke vënë theks në kthyeshmërinë me qëllim që të mbahet ndikimi nga pushteti i ri në Damask t'i respektojnë të drejtat bazë dhe të zbatojnë politika gjithëpërfshirëse. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR