• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shefçoviç: BE-ja është e gatshme për marrëveshje korrekte me SHBA-në për doganat

Shefçoviç: BE-ja është e gatshme për marrëveshje korrekte me SHBA-në për doganat

Bruksel, 15 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian mbetet konstruktiv dhe është i gatshëm për një marrëveshje doganore të drejtë me SHBA-në, duke përfshirë reciprocitetin në formën e doganave zero për mallrat industriale, deklaroi eurokomisari i Tregtisë dhe Sigurisë Ekonomike, Marosh Shefçoviç pas bisedimeve me homologët e tij amerikanë në Uashington.

Sipas Shefçoviçit, arritja e këtij qëllimi do të kërkojë "përpjekje të rëndësishme të përbashkëta" në të dy anët e Oqeanit Atlantik.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Shefçoviç nga dje është në qëndrim në Uashington për negociata për marrëdhëniet tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, në përpjekje për të shmangur një spirale të ndërsjellë të vendosjes së doganave dhe një luftë tregtare.

Në një publikim në Iks, Shefçoviç informoi se në Uashington ka pasur takime me sekretarin amerikan të Tregtisë, Hauard Lutnik dhe me përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp të Tregtisë, Xhejmson Grier. Tema kryesore e bisedimeve, sipas Shefçoviçit, ishin mundësitë për të shfrytëzuar më së miri "ngrirjen" 90-ditore të masave doganore për të arritur një marrëveshje për shmangien e doganave, vendosja e së cilës nga pala amerikane e BE-së konsiderohet e pajustifikuar.

Komisioni Evropian dje në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe zyrtarisht e publikoi vendimin e marrë javën e kaluar për pezullimin e aplikimit të doganave të reja të vendosura për mallrat amerikane për një periudhë prej 90 ditësh, deri më 14 korrik.

Vendimin e kumtoi kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen e cila bëri të ditur se Brukseli po shtyn hyrjen në fuqi të doganave për produktet amerikane, të cilat u vendosën një ditë më parë në përgjigje të vendimit të Trampit për pezullimin e vlefshmërisë së doganave të vendosura më parë, gjithashtu, për një periudhë prej 90 ditësh.

Domethënë, kjo është vizita e tretë e Shefçoviçit në Uashington në më pak se dy muaj me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për çështjet doganore. Vizita e parë ishte më 20 shkurt, ndërsa e dyta në fund të marsit. Pas kësaj, të premten ai ka pasur edhe një takim me video konferencë me Lutnik dhe Grier i cili ka zgjatur mbi dy orë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR