Në Alpet zvicerane është shkëputur një pjesë e një akullnaje duke mbuluar një fshat
- Një pjesë e madhe e një akullnaje në Alpet zvicerane dje u shkëput, duke shkaktuar rrëshqitje masive të akullit, baltë dhe shkëmbinj që mbuluan pjesën më të madhe të një fshati malor i cili u evakuua për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e shkëmbinjve, njoftuan autoritetet lokale.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:42, 29 maj, 2025
Gjenevë, 29 maj 2025 (MIA) - Një pjesë e madhe e një akullnaje në Alpet zvicerane dje u shkëput, duke shkaktuar rrëshqitje masive të akullit, baltë dhe shkëmbinj që mbuluan pjesën më të madhe të një fshati malor i cili u evakuua për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e shkëmbinjve, njoftuan autoritetet lokale.
Një person aktualisht konsiderohet i zhdukur, njoftuan persona zyrtarë.
Pamjet nga drone të transmetuara nga radiodifuzioni kombëtar zviceran SRF treguan një sipërfaqe të madhe balte dhe dheu që mbulon plotësisht një pjesë të fshatit juperëndimor Blaten, lumin që kalon nëpër të dhe zonat e pyllëzuara të luginës përreth.
"E humbëm fshatin tonë. Fshati është nën rrënoja. Do ta rindërtojmë", deklaroi Matijas Belvald, kryebashkiaku i Blatinit në konferencën pas rrëshqitjes së dheut.
Stefan Ganzer, përfaqësues zyrtar në kantonin Valais, ko ndodhet Blaten, për mediat zvicerane deklaroi se rreth 90 për qind e fshatit është mbuluar nga rrëshqitja.
Presidentja e Zvicrës, Karin Keler-Suter shprehu solidaritet me popullatën lokale, ndërkohë që shërbimet emergjente paralajmëruan qytetarët se zona është e rrezikshme dhe bëri thirrje të qëndrojnë larg, duke mbyllur rrugën kryesore drejt luginës.
"Është e tmerrshme të humbasësh shtëpinë tënde", shkroi Keler-Suter në X. qa/
Foto: EPA