SHBA-ja filloi me deportimin e ukrainasve: Mijëra po përballen me humbje të statusit të përkohshëm
- Mbrojtja doganore dhe kufitare e SHBA-së kumtoi se ka filluar me deportimin e shtetasve ukrainas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke publikaur fotografi nga kufiri në "X".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:57, 19 gusht, 2025
Kiev, 19 gusht 2025 (MIA) - Mbrojtja doganore dhe kufitare e SHBA-së kumtoi se ka filluar me deportimin e shtetasve ukrainas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke publikaur fotografi nga kufiri në "X".
"Më poshtë janë shfaqur fotografi nga momentet e para të emigrantëve ukrainas pas kthimit në shtëpi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës", thuhet në kumtesën zyrtare. Xhirimet tregojnë se si kufitarët i kontrollojnë dokumentet e disa burrave dhe grave të cilët ishin kthyer në Ukrainë.
Sipas "Uollstrit xhurnall", dhjetëra mijë refugjatë ukrainas së shpejti mund t'i ekspozohen rrezikut nga deportimi nëse e humbin statusin e vet të përkohshëm humanitar. Njoftohet se në ditët në vijim, rreth 120.000 ukrainas të cilët erdhën në SHBA gjatë dy viteve të kaluara mund të mbeten pa këtë lloj të mbrojtjes juridike.
Përkujtohet se presidenti i SHBA-së vazhdimisht e shprehte qëndrimin e vet në dobi të ashpërsimit të politikës së emigracionit, që plotësisht e rriti frikën tek refugjatët. ab/
foto: ЕPА