SHBA-ja dërgon 45 milionë dollarë ndihmë humanitare për Haiti
- Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, e publikoi sot pakon e re të ndihmës humanitare në vlerë prej 45 milionë dollarësh për Haitin, duke u bërë thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në financimin e një force policore ndërkombëtare në vend, e cila ka qenë e shkatërruar nga dhuna e bandave.
Port o Prens, 6 shtator 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, e publikoi sot pakon e re të ndihmës humanitare në vlerë prej 45 milionë dollarësh për Haitin, duke u bërë thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në financimin e një force policore ndërkombëtare në vend, e cila ka qenë e shkatërruar nga dhuna e bandave.
"Në këtë moment kritik na duhen më shumë mjete. Ne kemi nevojë për më shumë personel për të mbështetur dhe arritur objektivat e këtij misioni", deklaroi sekretari shtetëror amerikan në një konferencë për shtyp, duke shtuar në frëngjisht: "Ne jemi me ju!".
Blinken kumtoi se SHBA planifikon të mbajë një takim ministror gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë muaj për të mobilizuar mbështetjen për të forcuar sigurinë dhe për përballje me sfidat e tjera me të cilat përballet Haiti.
Ai shtoi se dëshiron të sigurohet që Haiti të vazhdojë në rrugën drejt demokracisë, që përfshin mbajtjen e zgjedhjeve në vend vitin e ardhshëm. ls/
Foto: Arkiv