• e diel, 23 shkurt 2025

KE-ja promovoi Plan aksioni për përforcim të sigurisë kibernetike në sektorin shëndetësor

KE-ja promovoi Plan aksioni për përforcim të sigurisë kibernetike në sektorin shëndetësor

Bruksel, 15 janar 2025 (MIA) - Komisioni evropian sot prezantoi Plan aksioni i BE-së për përforcim të sigurisë kibernetike në spitale dhe institucione shëndetësore, me çka duhet të krijohet ambient më i sigurt për pacientët dhe punonjësit mjekësorë.

Nënkryetarja ekzekutive e Eurokomisionit për sovranitet teknologjik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen gjatë prezantimit të Planit theksoi se shëndetësia moderne ka bërë përparim të jashtëzakonshëm me transformimin digjital, me çka u përmirësua mbrojtja shëndetësore e qytetarëve.

"Për fat të keq, sistemet shëndetësore, gjithashtu, janë lëndë e incidenteve dhe kërcënimeve për sigurinë kibernetike. Prandaj inicuam Plan të aksionit në mënyrë që të sigorohemi se sistemet shëndetësore, institucionet dhe institucionet e lidhura ndihmëse  mjekësore t'u rezistojnë sulmeve kibernetike", tha Virkunen.

Sipas saj, në pajtim me maksimën mjekësore "më mirë të parandalohet, se sa të mjekohet", Komisioni evropian me këtë Plan ndërmerr masa për parandalim të dukurisë së sulmeve kibernetike.

"Por, nëse ndodhin, duhet të kemi gjithçka që nevojitet për t'i zbuluar, për të reaguar shpejtë dhe të rikuperohemi prej tyre", shtoi Virkunen.

Sipas eurokomisarit për shëndetësi dhe mirëqenie të kafshëve, Oliver Varheji, teknologjia dhe zgjidhjet digjitale hapën mundësi të reja për shëndetësinë, duke mundësuar mjekësi precize, ndjekje të gjendjes së pacientëve në kohë reale dhe komunikim perfekt tejkufitar mes ofruesve të shërbimeve shëndetësore.

Por, kahas pacientëve, sipas tij, gjithashtu edhe punonjësit shëndetësorë duhet të kenë besim tek sistemet që çdo ditë i prëdorin për të shpëtuar kafshë.

Ky Plan i aksionit ishte paralajmëruar nga ana e kryetares së Komisionit evvropian, Ursulla fon der Lajen, si një prej prioriteteve të veta kyçe në 100 ditët e para të mandatit të ri, duke pasur parasysh se në sektorët shëdnetësorë të vendeve anëtare të BE-së në vitin 2023 ishin regjistruar 309 incidente më të mëdha lidhur me sigurinë kibernetike. 

Во Љубљана утрово почна главното судско рочиште против 11 лица и една компанија, кои се дел од најголемата здравствено-корупциска афера во Словенија. На првото рочиште кое се одржа во мај и ј

Me Planin parashihet formimi i Qendrës panevropiane për mbështetje të sigurisë kibernetike të spitaleve dhe institucioneve kibernetike, e cila do t'u sigurojë udhëzime, vegla, shërbime dhe trajnime.

Prioritete kryesore të Planit të aksionit janë preventiva e përforcuar përmes ndërtimit të kapaciteteve për parandalim të incidenteve kibernetike në sektorin shëndetësor, krijim i sistemit për zbulim më të shpejtë dhe identifikim të kërcënimeve, ulje maksimale e kohës së nevojshme për përgjigje ndaj sulmeve kibernetike dhe prëforcim të mundësive të sistemeve evropiane shëndetësore për kundërpërgjigje të sulmeve kibernetike.

Komisioni paralajmëroi se së shpejti do të fillojë konsultimi publik për Planin në të cilin do të mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët dhe palët e prekura. Nga këto konsultime pritet të dalin rekomandime shtesë të cilat deri në fund të vitit do të prëfshihen në Plan.

Zbatimi i Planit të aksionit, i cili e paraqet hapin e parë në procesin për përforcim të sigurisë kibernetike në sektorin shëdnetësor në BE, është paraparë të fillojë në mënyrë etapore gjatë vitit 2025 dhe 2026. ab/

Foto: ЕBS/МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR