• e hënë, 13 maj 2024

Senatori amerikan Velç: Zgjedhjet e ndershme dhe korrekte janë themeli thelbësor i një demokracie të fortë

Senatori amerikan Velç: Zgjedhjet e ndershme dhe  korrekte  janë themeli thelbësor i një demokracie të fortë

Uashington, 25 prill 2024 (MIA) - Zgjedhjet e ndershme dhe korrekte janë themeli thelbësor i një demokracie të fortë, vlerësoi senatori demokratik nga Vermonti, Piter Velç për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

"Shpresoj që qytetarët ta përdorin votën e tyre për të siguruar të ardhmen e Maqedonisë së Veriut përmes rritjes së mundësive ekonomike dhe forcimit të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën", ka shkruar senatori Velç në rrjetin social X.

Muajin e kaluar, senatori demokratik nga Vermonti, Piter Velç, së bashku me senatoren demokratike nga Nju Hempshir, Xhin Shahin, dhe senatorët republikan nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pit Rikets dhe Tom Tilis, sponsorizuan rezolutën më të re në Senat, me të cilën SHBA e mbështeti inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Në rezolutë, Senati i bëri thirrje presidentit dhe sekretarit shtetëror të SHBA-së, si dhe aleatëve evropianë, të bëjnë përpjekje për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte dypalëshe plotësuese.  sa/

Foto: printskrin Zëri i Amerikës 

QËNDRONI TË LIDHUR