Sirski: Situata në rajonin Harkov është e komplikuar, por forcat ukrainase e mbajnë frontin
- Forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje të rëndë për shkak të luftimeve në rajonin Harkov, por mirë u shkon dhe mund ta mbajnë frontin, deklaroi sot komandanti i tyre suprem, gjenerali Oleksandr Sirski, i cituar nga mediumet britanike.
- Post By Besnik Shuki
- 15:31, 12 maj, 2024
Harkov, 12 maj 2024 (MIA) - Forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje të rëndë për shkak të luftimeve në rajonin Harkov, por mirë u shkon dhe mund ta mbajnë frontin, deklaroi sot komandanti i tyre suprem, gjenerali Oleksandr Sirski, i cituar nga mediumet britanike.
"Tentimet e sulmuesve rusë që ta depërtojnë mbrojtjen tonë janë penguar", ka shkruar ai në aplikacionin Telegram.
Ai shtoi se situata është e komplikuar, por se forcat e Ukrainës bëjnë gjithçka që t'i mbajnë linjat mbrojtëse dhe pozitat dhe t'i shkaktojnë dëm armikut. bsh/
Foto: MIA arkiv