• e premte, 05 dhjetor 2025

Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar nga tajfuni Kaxhiki në Vietnam

Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar nga tajfuni Kaxhiki në Vietnam

Hanoi, 26 gusht 2025 (MIA) - Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar në pjesën veriore dhe qendrore të Vietnamit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, erërave të fuqishme dhe vërshimeve të shkaktuara nga tajfuni Kaxhiki, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit Jetësor e këtij vendi aziatik.

Tajfuni, gjithashtu, dëmtoi mbi 6.800 shtëpi, vërshoi mbi 28.800 hektarë fusha orizi, 2.200 hektarë kultura të tjera dhe çrrënjosi pothuajse 18.000 drunj nëpër tërë provincat e prekura, kumtuan mediumet lokale, duke iu referuar raportit të Ministrisë.

Stuhia e fuqishme shkaktoi dëm në infrastrukturën elektrike, me ç'rast gjithsej 331 shtylla u rrëzuan, ndërsa pothuajse 1,3 milionë shfrytëzues mbetën pa rrymë, shtohet në raport, transmeton Ksinhua.

Autoritetet lokale kumtuan se vazhdojnë me aktivitetet e kahëzuara drejt sanimit të pasojave nga stuhia dhe vlerësimit të dëmit të plotë të shkaktuar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR