• e mërkurë, 01 janar 2025

Së paku 96 të vdekur në fatkeqësinë e aeroplanit në Korenë e Jugut

Së paku 96 të vdekur në fatkeqësinë e aeroplanit në Korenë e Jugut

Seul, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Shërbimi zjarrfikës i Koresë së Jugut kumtoi se 96 persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë ajrore në jug të Koresë së Jugut, pasi që një aeroplan udhëtarësh sot në mëngjes doli nga pista e aeroportit ndërkombëtar Muan në Kore të Jugut.

Në aeroplan ka pasur 181 persona - 175 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani "Boing 737-800" i kompanisë ajrore jugkoreane "Çexhu er" (Jeju Air" u rrëzua gjatë aterimit rreth orës 9 sipas kohës lokale. Aeroplani fluturonte nga Bangkoku.

Shërbimi zjarrfikës kumtoi se fatkeqësia me siguri ishte shkaktuar nga goditja e zogjve në kombinim me kushtet jo të mira të motit. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR