Sulm me thikë në Berlin: Lëndohen disa persona, dy shtrohen në spital
- Disa persona janë lënduar nga një sulm me thikë në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, njofton DPA duke cituar raportin e policisë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:12, 31 dhjetor, 2024
Berlin, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Disa persona janë lënduar nga një sulm me thikë në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, njofton DPA duke cituar raportin e policisë.
Sipas deklaratës së policisë, një burrë ka sulmuar disa kalimtarë në rrugë në lagjen Sharlotenburg. Dy nga të plagosurit janë dërguar në spital.
Incidenti është lajmëruar në shërbimet e urgjencës rreth orës 12:00 sipas orës lokale. Sulmuesi është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim, shtoi policia.
Gazeta gjermane “Be Cet” informon se disa kalimtarë kanë tentuar të ndalojnë sulmuesin. Gazeta, cituar nga DPA, thekson se për momentin nuk ka indikacione se motivi i sulmit lidhet me terrorizmin.
Policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje për sulmin, sulmuesin apo gjendjen e të lënduarve.
foto: arkivi