• e premte, 03 janar 2025

Dhjetëra pacientë dhe të plagosur janë evakuuar nga Gaza për mjekim

Dhjetëra pacientë dhe të plagosur janë evakuuar nga Gaza për mjekim

Gazë, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Dhjetëra pacientë dhe të plagosur janë evakuuar për kurim jashtë Rripit të Gazës, të shkatërruar nga lufta.

Herët në mëngjes, 45 pacientë e kanë braktisur Spitalin evropian në qytetin jugor Kan Junis dhe kanë hyrë në postbllokun Kerem Shalom në Izrael, prej ku do të largohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Ministria e Shëndetësisë pohon se disa mijë palestinezë në Gazë kanë nevojë për trajtim mjekësor në vendet e huaja. Izraeli i kontrollon të gjitha pikat për hyrje dhe dalje, pasi e ka ndërmarrë qytetin jugor Rafah në maj.

Ofensiva izraelite e ka shkatërruar sistemin shëndetësor në këtë vend dhe i ka detyruar shumicën e spitaleve të mbyllen. Ato që kanë mbetur të hapura janë vetëm pjesërisht funksionale.

Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se sulmet izraelite ndaj dhe rreth spitaleve e kanë sjellur sistemin shëndetësor në Gazë "në prag të kolapsit të plotë" dhe me këtë i kanë shkelur të drejtat ndërkombëtare. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR