• e shtunë, 04 janar 2025

Hetuesit e Koresë së Jugut për herë të dytë nuk arritën ta arrestojnë presidentin Jun

Hetuesit e Koresë së Jugut për herë të dytë nuk arritën ta arrestojnë presidentin Jun

Seul, 3 janar 2024 (MIA) - Hetuesit e Koresë së Jugut kanë dështuar në ekzekutimin e urdhrit për arrestimin e presidentit të suspenduar Jun Suk Jeol, njoftoi sot Zyra për Hetimin e Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë, transmetuan mediat amerikane.

Hetuesit u larguan nga rezidenca pas gjashtë orësh negociatash.

Anëtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (CIO) shkuan në rezidencën e Jun për të ekzekutuar urdhërin për arrestimin e tij si pjesë e një hetimi mbi përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur gjendje ushtarak, raportoi Jonhap.

Anëtarët e Zyrës së Hetimit të Zyrtarëve të Lartë u panë në orët e para të mëngjesit duke ngarkuar kuti me përmbajtje të panjohur në disa automjete përpara se të niseshin për në Seul nga qyteti Gaçeon.

Mijëra policë u mblodhën para rezidencës së Jun.

Policia shpërndau me forcë rreth 30 mbështetës të Jun pasi ata depërtuan në një barrierë policore për të protestuar jashtë hyrjes së rezidencës presidenciale.

Kjo është përpjekja e dytë për të arrestuar Jun, pasi hetuesit nuk arritën të ekzekutonin një urdhër arresti një ditë më parë, pasi mijëra njerëz u mblodhën para rezidencës së tij për të parandaluar arrestimin e tij.

CIO mori një urdhër për arrestimin e Jun pasi ai injoroi tre thirrjet për t'u paraqitur në dëgjim si pjesë e hetimit të përbashkët të CIO-s me policinë dhe njësitë e hetimit të policisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për gjendjen e luftës nga 3 dhjetori. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR