• e diel, 05 janar 2025

Autoritetet në Venezuelë ofrojnë 100,000 dollarë për informacion mbi liderin e opozitës Gonzales

Autoritetet në Venezuelë ofrojnë 100,000 dollarë për informacion mbi liderin e opozitës Gonzales

Karakas, 3 janar 2025 (MIA) - Autoritetet në Venezuelë kanë ofruar një shpërblim prej 100.000 dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin e liderit të opozitës Edmundo Gonzales Urutia, i cili pretendon se mposhti presidentin Nikollas Maduro në zgjedhje, pas së cilës shkoi në ekzil në Spanjë.

"Gardian” raporton se policia në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të ish diplomatit deri vonë pak të njohur Gonzales, ku shkruhet “kërkohet”.

Gonzales u arratis në Spanjë në shtator pasi Maduro shpalli fitoren në zgjedhjet e mbajtura më 28 korrik dhe nisi një goditje ndaj disidentëve.

Gonzales, 75 vjeç, është zotuar të kthehet në vendin e tij të goditur nga kriza për t'u betuar si president më 10 janar në vend të Maduros, ditën kur ai do të betohet për një mandat të ri.

Zyrtarët gjyqësorë njoftuan se postera me imazhin e Gonzales-it do të vendosen në aeroporte dhe pika kontrolli të policisë në të gjithë vendin.

Më 20 dhjetor, Spanja i dha azil Gonzalesit pasi Venezuela ngriti akuza për konspiracion dhe shantazh kundër tij. Venezuela e shpalli Maduron fitues të zgjedhjeve të korrikut, duke i dhënë atij një mandat të tretë gjashtë vjeçar në detyrë, megjithëse opozita pretendon se ka të dhëna të detajuara të sondazheve që tregojnë se Gonzales fitoi bindshëm. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR